BOTA, 14 Gusht 2024, 20:39

Ministrja e Jashtme letoneze: Ukraina ka të drejtë t’i përdorë armët e NATO-s

Ministrja e Jashtme letoneze: Ukraina ka të drejtë t’i

Pas deklaratës të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për sulmet e bëra me dronë në rajonin Kursk të Rusisë, ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braz, duke mbrojtur veprimet luftarake të Ukrainës.

Braz, është shprehur përkrahëse ndaj Ukrainës dhe ka thënë se Kievi mund të përdor armët e furnizuara nga NATO për pushtim.

Letonia është një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës në NATO dhe jep 0.25% të PBB-së së saj në ndihmë ushtarake çdo vit, ka theksuar ajo për BBC.

Reagimi i saj vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin më parë e kishte cilësuar përdorimin e armëve të NATO-s në territorin rus si vijë të kuqe.

Braz, për një kohë të gjatë kishte shërbyer si Ndihmës Sekretare e Përgjithshme e NATO-s.