BOTA, 18 Nëntor 2023, 19:40

Merr fund konflikti prej dekadash, arrihet paqja mes këtyre dy shteteve

Merr fund konflikti prej dekadash, arrihet paqja mes këtyre dy shteteve

Të dy vendet kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada, kryesisht për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakh nga Azerbajxhani, të cilin forcat e Bakut e rimorën në shtator, duke shkaktuar një eksod masiv të armenëve.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan deklaroi sot se Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për parimet bazë të një marrëveshjeje paqeje, shkruajnë mediat e huaja.

Të dy vendet kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada, kryesisht për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakh nga Azerbajxhani, të cilin forcat e Bakut e rimorën në shtator, duke shkaktuar një eksod masiv të armenëve.

Megjithatë, Pashinyan tha se kishte pasur disa përparime në negociatat për një marrëveshje paqeje, megjithëse ai vuri në dukje se të dy vendet ende po luftonin për të rënë dakord për disa gjëra.