TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar mënyrën se si funksionon sot Bashkimi Europian, duke e cilësuar atë një “gjigant burokratik” që, sipas saj, ka dëmtuar konkurrueshmërinë dhe zhvillimin strategjik.
Gjatë një fjalimi në asamblenë e përgjithshme të Confindustria, Meloni deklaroi se BE-ja ka shtuar vazhdimisht rregulla dhe burokraci në çdo aspekt të jetës.
“Europa ka shumëfishuar pa ndalur rregullat në çdo fushë të jetës sonë. Ka treguar një qasje dritëshkurtër në momentet kur duhej të kishte një zë më të fortë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ajo.
Sipas kryeministres italiane, problemi kryesor është se institucionet europiane shpesh kanë vendosur qasje ideologjike dhe teknokratike mbi nevojat reale të ekonomisë dhe zhvillimit.
Meloni theksoi gjithashtu se politika duhet të rikthehet në qendër të vendimmarrjes europiane.
“Burokracia duhet të zbatojë drejtimet e politikës dhe jo ta zëvendësojë atë”, deklaroi ajo në përfundim të fjalës së saj.