BOTA, 20 Prill 2024, 14:27

Meksikë, vriten brenda një dite dy kandidatë për kryetar bashkie

Meksikë, vriten brenda një dite dy kandidatë për kryetar

Dy kandidatë për kryetar bashkie në dy qytete të ndryshme në Meksikë u vranë brenda një dite.

I pari aspironte postin e kryetarit të bashkisë në qytetin Mante, në shtetin Tamaulipas, por u godit me thikë për vdekje gjatë një mitingu elektoral.

Noe Ramos, i koalicionit opozitar “Forca dhe Zemra e Meksikës”, i përbërë nga partitë e qendrës së djathtë PRI, PAN dhe PRD, kandidonte për një mandat të dytë në zgjedhjet politike të 2 qershorit, të konsideruara si më të rëndësishmet në histori të Meksikës, me më shumë se 20 mijë pozicione publike për të plotësuar.

Kandidati i dytë i vrarë gjatë, Alberto Garcia, u gjet i vdekur të premten, një ditë pasi u raportua i zhdukur.

Ai kandidoi për kryetar bashkie të San Jose Independencia në shtetin jugor të Oaxaca.

Nga janari deri në mars, të paktën 15 kandidatë u vranë në Meksikë, sipas të dhënave të përditësuara deri më 12 prill nga grupi kërkimor Data Civica.

Spiralja e dhunës e lidhur me krimin e organizuar ka prekur prej vitesh politikanët e partive të ndryshme, veçanërisht ata që mbajnë ose konkurrojnë për poste rajonale.