BOTA, 27 Janar 2026, 16:39

Meksika pezullon dërgimin e naftës në Kubë, presidentja Sheinbaum: Vendim sovran!

Meksika pezullon dërgimin e naftës në Kubë, presidentja

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, nuk e mohoi të martën një raportim mediatik sipas të cilit Meksika ka pezulluar dërgesat e naftës së papërpunuar drejt Kubës, duke theksuar se eksportet e naftës janë një vendim sovran i shtetit meksikan.

“Vendimi se kur dhe në çfarë mënyre bëhen dërgesat është një vendim sovran dhe përcaktohet nga kompania shtetërore Pemex, në bazë të kontratave, ose, në çdo rast, nga qeveria, si një vendim humanitar për dërgimin e naftës në kushte të caktuara,” deklaroi Sheinbaum.

E pyetur nëse e përgënjeshtron raportimin se Meksika ka pezulluar dërgesat drejt Kubës, presidentja u përgjigj: “Është një vendim sovran dhe merret në momentin kur vlerësohet se është i nevojshëm.”.