TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë gazetarë u vranë në Amerikën Latine dhe Karaibe se në çdo pjesë tjetër të botës vitin e kaluar, duke përfshirë zonën e luftës në Ukrainë, ka thënë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
Në një raport të publikuar të martën, grupi tha se, globalisht, të paktën 67 gazetarë dhe punonjës të medias ishin vrarë në vitin 2022, gati dyfishi i shifrës së vitit 2021 prej 45, raportoi TheGuardian.
Pothuajse gjysma e vrasjeve të vitit të kaluar ndodhën në Amerikën Latine dhe Karaibe, ku u vranë të paktën 30 gazetarë.
“Është një numër i jashtëzakonshëm njerëzish… më i larti që kemi regjistruar ndonjëherë në rajon”, tha drejtori i programit të CPJ-së me bazë në New York, Carlos Martínez de la Serna. “Dhe nuk kam asnjë arsye të mendoj se ky vit do të jetë ndryshe nëse nuk shohim qasje rrënjësisht të ndryshme [nga qeveritë], si krijimi i mekanizmave efektivë të mbrojtjes [për gazetarët]”.