TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbreti Charles ka mbërritur në dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ku ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve.
Teksa falënderoi ligjvënësit dhe popullin amerikan për mirëpritjen e tij në 250-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, Mbreti Çarls tha se fatet e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë qenë të ndërlidhura që atëherë.
"Siç tha Oscar Wilde, “Ne kemi vërtet gjithçka të përbashkët me Amerikën e sotme, përveç, sigurisht, gjuhës!”, tha Mbreti me shaka gjatë fjalës së tij.
Ai përmendi edhe incidentin e fundjavës, ku një burrë u përpoq të sulmonte me armë në një event ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Donald Trump.
“Cilado qofshin dallimet tona, çfarëdo mosmarrëveshjesh që mund të kemi, ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë për të mbështetur demokracinë, për të mbrojtur të gjithë njerëzit tanë nga dëmi”, tha Mbreti Charles.
Ai shtoi: “Më lejoni të them me vendosmëri të palëkundur se akte të tilla dhune nuk do të kenë kurrë sukses”.