BOTA, 22 Nëntor 2022, 22:49

Mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë, Kanadaja sanksionon sërish Lukashenkon

Mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë, Kanadaja

Kanadaja ka njoftuar sanksione të reja kundër administratës së presidentit bjellorus Alexander Lukashenko për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ministria e Jashtme tha se do të sanksionojë 22 zyrtarë të tjerë bjellorusë, si dhe 16 kompani bjelloruse të përfshira në prodhimin ushtarak, teknologjinë, inxhinierinë, bankën dhe transportin hekurudhor.

Mes zyrtarëve përfshinin disa persona që ishin “bashkëpunëtorë në stacionimin dhe transportin e personelit dhe pajisjeve ushtarake ruse të përfshirë në pushtimin e Ukrainës”.

Në një deklaratë, ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly akuzoi regjimin e Lukashenkos se “e ka lënë territorin e tij të shërbejë si një pikënisje për sulmet skandaloze të Rusisë kundër Ukrainës”.

Duke vepruar kështu, Bjellorusia “po mundëson shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi rus në vende të tilla si Bucha, Izium dhe Mariupol dhe po kontribuonte në dhimbjen dhe vuajtjen e miliona njerëzve në mbarë globin që ka rezultuar nga armatizimi i ushqimit dhe energjisë nga Presidenti Putin”, vazhdoi ajo.