TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit kanë mbërritur në Zvicër për negociata teknike në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar të mërkurën, i cili synon t’i japë fund konfliktit disamujor në Lindjen e Mesme dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit.
Bisedimet në Burgenstock do të udhëhiqen nga zv/presidenti amerikan JD Vance, ndërsa nga pala iraniane nga kryeparlamentari Mohammad Bagher Ghalibaf dhe kryediplomati Abbas Araghchi, nën ndërmjetësimin e Pakistanit.
Dje para nisjes, Vance tha se të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff tashmë ndodhen në terren për të trajtuar “elementet teknike” të negociatave.
Vance, i cili mbërriti në bazën ajrore Emmen në veri të Burgenstockut, gjithashtu kishte deklaruar se ishte “shumë i bindur” se Washingtoni dhe Teherani mund të ruanin armëpushimin e vendosur në kuadër të marrëveshjes, të njohur si Memorandumi i Islamabadit.
Sipas mediave shtetërore iraniane, delegacioni iranian kishte mbërritur disa orë më parë në Cyrih.
Pas mbërritjes, Ghalibaf shkroi në rrjetin social amerikan X se:
“Zoti mos e dhëntë që unë të turpëroj ndonjëherë martirët e pafajshëm dhe popullin e Iranit dhe që t’u bashkohem shokëve të mi me ndërgjegje të pastër, shokëve me të cilët pres me padurim të ribashkohem”, shkroi Ghalibaf pas mbërritjes në rrjetin social amerikan X.
“Unë i konsideroj fëmijët e pafajshëm të Minabit dhe të gjithë martirët e Iranit të dashur si mbikëqyrës të çdo veprimi dhe sjelljeje timen në çdo moment. Ata na shohin dhe presin gjëra prej nesh”, shtoi ai, duke iu referuar viktimave të konfliktit, përfshirë më shumë se 160 të vrarë në një shkollë fillore për vajza që u godit në qytetin jugor iranian Minab më 28 shkurt.
Të mërkurën, presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan në mënyrë elektronike Memorandumin e Mirëkuptimit të Islamabadit, i cili synon të hapë rrugën për përfundimin e luftës së nisur nga Washingtoni dhe Tel Avivi kundër Iranit më 28 shkurt.
Kryeministri pakistanez,m Muhammad Shehbaz Sharif dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë dhe Forcave të Mbrojtjes, marshalli i fushës Syed Asim Munir, pritet të ndërmjetësojnë bisedimet.
Një seancë urgjente mbi konfliktin ndërmjet Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah raportohet se është shtuar në agjendën e ditës së parë të takimeve. Duke cituar një diplomat pjesëmarrës në bisedime, televizioni amerikan CBS News raportoi se kjo çështje pritet të jetë pika e parë e diskutimeve mes delegacioneve amerikane dhe iraniane.
Sipas shifrave zyrtare, ofensiva ushtarake izraelite në Liban që nga 2 marsi ka vrarë më shumë se 4.000 persona, ka plagosur rreth 12.000 të tjerë dhe ka zhvendosur mbi 1 milion banorë.
Izraeli vazhdon të mbajë nën pushtim zona në jug të Libanit, disa prej tyre prej dekadash dhe të tjera që nga konflikti i fundit. Gjatë fushatës së tij të fundit ushtarake, forcat izraelite avancuan më shumë se 10 kilometra brenda territorit libanez.
As Izraeli, as Hezbollahu dhe as qeveria libaneze nuk po marrin pjesë në bisedimet që po zhvillohen në Zvicër.