TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Korrespondenti ushtarak i televizionit shtetëror rus VGTRK, Yevgeny Poddunbny, u plagos dje gjatë inkursionit ukrainas në Kursk. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse. Mësohet se gazetari rus është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Makina në të cilën po udhëtonte Poddubny, u godit me një dron dhe gazetari ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pasi u shtrua në spital. Poddubny ka rikthyer vetëdijen dhe po merr trajtimin e nevojshëm, siç deklaroi ushtruesi i detyrës së guvernatorit të rajonit të Kurskut, Alexey Smirnov. Komiteti hetues rus njofton se do të “bëjë gjithçka që është e mundur” për të gjurmuar ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj korrespondentit të luftës, të cilit do t’i jepet një çmim.
Delegacioni rus në OKB, e denoncoi sulmin si “një akt tjetër terrorizmi të kryer nga regjimi i Kievit” dhe bëri thirrje për një dënim “të menjëhershëm dhe vendimtar” nga Kombet e Bashkuara.