BOTA, 15 Janar 2026, 16:39

Macron shfaqet me njërin sy të skuqur gjatë inspektimit të trupave ushtarake: Është “Syri i Tigrit”

Macron shfaqet me njërin sy të skuqur gjatë inspektimit të

Presidenti francez Emmanuel Macron u shfaq me një sy të enjtur dhe të skuqur gjatë fjalimit të tij tradicional për Vitin e Ri drejtuar forcave të armatosura franceze.

“Ju kërkoj ndjesë për pamjen jo të mirë të syrit tim”, tha Macron në fillim të fjalimit. “Natyrisht, nuk është asgjë serioze”, theksoi ai. Para fjalimit, gjatë inspektimit të trupave në ambient të hapur në bazën ushtarake të Istrës, presidenti francez mbante syze dielli.

Me nota humori, Macron e krahasoi situatën me një referencë kulturore: “Thjesht shikojeni si një referencë të pavullnetshme te ‘Eye of the Tiger’. Për ata që e kuptojnë, është shenjë vendosmërie”, tha ai, duke iu referuar këngës së njohur nga filmi “Rocky III” i vitit 1982, me protagonist Sylvester Stallone.


Fjalimi i Macron u përqendrua te sfidat kryesore të ushtrisë franceze për vitin 2026, duke përfshirë riarmatimin e Francës, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe vendimin për dërgimin e trupave në Groenlandë, në shenjë mbështetjeje ndaj Danimarkës.