BOTA, 4 Shkurt 2023, 14:41

Lufta/ Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur

Lufta/ Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur

Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën në shtëpitë e tyre.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, tha se 116 ukrainas janë liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me forcat ruse.

Në mesin e të burgosurve të luftës ka ushtarë nga Maipipoli, rajoni i Khersonit dhe Bahmuti.

Zyrtarë rusë të mbrojtjes kanë thënë se 63 ushtarë rusë janë kthyer nga Ukraina, pas ndërmjetësimit që kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe.