BOTA, 17 Janar 2023, 10:55

Lufta/ Shkon në 41 numri i të vrarëve nga sulmet ruse në Dnipro

Lufta/ Shkon në 41 numri i të vrarëve nga sulmet ruse në

Ka shkuar në 41 numri i viktimave nga sulmet me raketa ruse në Dnipro.

Ndërkohë vazhdojnë operacionet për të zhdukurit. Ditën e sotme, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e një fëmije.

Lajmi u bë i ditur  nga Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas.

 “Në orën 09.46 u gjet trupi i një fëmije nën rrënojat e një banese të shkatërruar, ishte në katin e katërt.

Ndërsa gjithsej 41 persona kanë humbur jetën (përfshirë katër fëmijë), 79 persona janë plagosur (16 fëmijë) dhe 39 kanë arritur të shpëtojnë mes tyre 6 fëmijë, “ theksohet në deklaratën e Tymoshenko.