TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 6,500 civilë janë vrarë dhe më shumë se 10,000 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHCR), sipas La Repubblica
Më 24 shkurt 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, deri më 20 nëntor 2022, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut janë regjistruar 16,784 janë vrarë ose janë plagosur, shkruan UNHCR në një deklaratë ku saktësohet se viktimat janë 6.595 dhe të lënduarit janë 10.189, përfshirë fëmijë, si në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase ashtu edhe në atë të kontrolluar nga forcat ruse dhe grupet e armatosura të lidhura me to.
UNHCR tha se shumica e viktimave ishin si pasojë e përdorimit të armëve të rënda, si sistemet e raketave, raketat dhe sulmet ajrore.