BOTA, 12 Janar 2023, 17:40

Lufta në Ukrainë, mbi 500 civilë në Soledar janë bllokuar, evakuimi i pamundur

Lufta në Ukrainë, mbi 500 civilë në Soledar janë

Në Ukrainë mbi 500 civilë mes të cilëve edhe 15 fëmijë kanë mbetur në Soledar dhe për shkak të luftimeve të vazhdueshme është e pamundur që të evakuohen.

Guvernatori i Rajoni të Donetskut, Pavlo Kyrylenko nëpërmjet një interviste për mediat tha se në Soledar është një skenë lufte ndërsa trupat ruse dhe grupi Wanger përpiqen të rrethojnë Bajhmutin, që ka qenë edhe fokusi i operacioneve që nga shtatori.

Ndër të tjera sipas Kyrylenko qyteti para luftës kishte një popullsi prej rreth 10, 500 qytetarë.