BOTA, 23 Mars 2026, 11:33

Lufta me Iranin/ Media amerikane: Mojtaba Khamenei është i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

Lufta me Iranin/ Media amerikane: Mojtaba Khamenei është i plagosur

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është i plagosur, i izoluar dhe nuk përgjigjet ndaj mesazheve që i janë dërguar, raporton Washington Post, duke cituar zyrtarë të sigurisë amerikane dhe izraelite.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët e Tel Avivit kanë pohuar se klerikët dhe udhëheqësit e mbijetuar të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë konsoliduar kontrollin e tyre mbi vendin.