BOTA, 10 Prill 2024, 17:08

“Lironi pengjet palestineze”, Izraeli pre e hakerimit, vidhen të dhënat nga kompjuterët e Ministrisë së Mbrojtjes

“Lironi pengjet palestineze”, Izraeli pre e hakerimit, vidhen

Një grup hakerash pretendoi se kishte hyrë në sistemin e kompjuterëve të Ministrisë së Mbrojtjes izraelite dhe kishte marrë informacione. Burimet e sigurisë konfirmuan për të përditshmen Israel Hayom se kishte pasur me të vërtetë një shkelje në kompjuterët e ministrisë. Grupi i hakerëve që bëri pretendimet në Telegram pohoi se kishte aksesuar me sukses të dhënat nga sistemet kompjuterike të Ministrisë së Mbrojtjes, shtoi e përditshmja.

Ndër dokumentet që dyshohet se i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes ishin “komunikimet dhe urdhrat”, të cilat hakerët i ofruan për shitje për 50 bitcoin (rreth 3.45 milionë dollarë).

Për më tepër, e përditshmja izraelite raporton se hakerët kishin marrë të dhëna, por do të konsideronin shitjen e tyre vetëm nëse Izraeli pranonte të lironte 500 të burgosur palestinezë.