BOTA, 12 Qershor 2026, 09:07

Lindja e Mesme/ “I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore. Marrëveshja firmoset në Europë

Lindja e Mesme/ “I kemi dhënë fund luftës”, Trump:

Pas një dite tensioni të lartë, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi nga Zyra Ovale se Irani ka miratuar marrëveshjen dhe ka anuluar sulmet e mbrëmshme.

“Marrëveshja është praktikisht e përfunduar dhe do ta nënshkruajmë shumë shpejt në Europë, ndoshta gjatë fundjavës. Unë nuk do të jem atje; Zëvendëspresidenti Vance do të përfaqësojë SHBA-në,” tha Trump gjatë një tubimi virtual, sipas Bloomberg.

Presidenti shtoi se ngushtica e Hormuzit do të rihapet, ndërsa bllokada detare mbetet ende në fuqi. “Ne i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord të mos zhvillojnë kurrë armë bërthamore – ky ishte qëllimi kryesor, 95% e çështjes,” theksoi ai, raporton CNN.

Mediat iraniane, pranë Gardës Revolucionare (Pasdaran), fillimisht e mohuan lajmin, por më pas deklaruan se “teksti i marrëveshjes është ai i propozuar nga Irani”.