TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Udhëheqësi i Iranit ka postuar në rrjetin social “X” një video të sulmit ajror iranian mbrëmjen e djeshme, dhe pikërisht momenti kur raketat duken në qiell mbi kompleksin e xhamisë Al-Aksa .
“Al-Kuds [Jerusalemi] do të jetë në duart e myslimanëve dhe bota myslimane do të festojë çlirimin e Palestinës”, shkroi ai në përshkrimin e videos.
Një deklaratë e tillë vjen ndërkohë që autoritetet izraelite kanë kufizuar shumë aksesin për palestinezët që kërkojnë të adhurojnë në Xhaminë Al-Aksa , vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.
Gjatë Ramazanit, mijëra palestinezëve nga Bregu Perëndimor i pushtuar iu mohua hyrja në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ku një prani e madhe e sigurisë izraelite rrethon xhaminë.
אל-קודס הקדושה תהיה בידי המוסלמים, והעולם המוסלמי יחגוג שחרור פלסטין. pic.twitter.com/PB3wZk1jcN
— Khamenei.ir (@khamenei_ir) April 14, 2024