TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Takimi i parë në kuadër të negociatave të paralajmëruara mes Izraeli dhe Libani pritet të zhvillohet të martën në Departamenti Amerikan i Shtetit. Lajmi është raportuar nga The Times of Israel, duke cituar një zyrtar amerikan të njohur me zhvillimet.
Sipas burimit, në takim do të marrin pjesë ambasadorja e Libanit në Uashington, Nada Hamadeh-Moawad, ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, si dhe ambasadori amerikan në Bejrut, Michel Issa. Ata do të drejtojnë përkatësisht delegacionet e tre vendeve.
Më tej, zyrtari bëri të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet një takim përgatitor virtual mes tre diplomatëve dhe këshilltarit të Departamenti i Shtetit, Mike Needham.
Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk e ka konfirmuar menjëherë zhvillimin e këtij takimi. Mbrëmjen e djeshme, Netanyahu deklaroi se Izraeli do të nisë negociatat me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”, me synim çarmatimin e Hezbollah dhe arritjen e një marrëveshjeje të plotë paqeje mes dy vendeve.