BOTA, 7 Janar 2025, 16:30

Kryeministrja daneze i përgjigjet Trump: Groenlanda është e groenlandezëve, jo në shitje

Kryeministrja daneze i përgjigjet Trump: Groenlanda është e

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për Groenlandën.

“Groenlanda u përket groenlandezëve. Siç tha kryeministri i Groenlandës, Groenlanda nuk është në shitje”, tha Frederiksen për TV2, duke vënë në dukje se “SHBA është aleati ynë më i afërt”.

Më herët, mediat amerikane raportuan se Donald Trump Jr do të vizitojë Groenlandën, dy javë pasi babai i tij përsëriti dëshirën e tij që SHBA të merrte kontrollin e territorit autonom danez.

Donald Trump ringjalli polemika në dhjetor kur tha se “pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA.