BOTA, 13 Korrik 2026, 12:01

Kriza/ Rikthimi i tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 80 dollarëve për fuçi në pak orë!

Kriza/ Rikthimi i tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, rritet

Çmimet e naftës u rritën në orët e para të mëngjesit të së hënës, pas  sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes së këtij të fundit.

Çmimi i një fuçie të varietetit ndërkombëtar të referencës “Brent” të Detit të Veriut, për dorëzim në shtator,  u rrit me 3.75% në 78.86 dollarë rreth orës 01:10, pasi tregjet u hapën në Azi.

Në të njëjtën kohë, çmimi  i varietetit përkatës të referencës amerikane, West Texas Intermediate (WTI), për dorëzim në gusht,  u rrit me 3.65% në 74.02 dollarë.

Analistët, siç është vënë re nga Al Jazeera, vlerësojnë se nëse vala e sulmeve dhe goditjeve vazhdon, do ta shohim çmimin e naftës përsëri të kalojë 80 dollarë për fuçi, me rrezikun për ekonomitë e naftës në Lindjen e Mesme nga sulmet ende të dukshëm.