BOTA, 9 Prill 2026, 10:01

Kriza në LIndjen e Mesme/ Çmimet globale të naftës rriten sërish, armëpushimi i brishtë rikthen pasigurinë në tregje

Kriza në LIndjen e Mesme/ Çmimet globale të naftës rriten

Çmimet globale të naftës janë rritur, ndërsa shqetësimet nëse armëpushimi i brishtë mes SHBA dhe Iranit do të vijojë pasi Izraeli nisi një valë të re sulmesh ndaj vendeve ushtarake të Hezbollahut në Liban, raporton BBC.

Teherani paralajmëroi për një “përgjigje që do të shkaktojë keqardhje” nëse sulmet vazhdojnë, ndërsa presidenti i SHBA Donald Trump bëri me dije se forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Irani të përmbushë marrëveshjen “e vërtetë” të armëpushimit mes të dyja palëve.

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të mërkurën pasi u njoftua një marrëveshje për të ndaluar konfliktin, e cila përfshinte edhe rihapjen e rrugës ujore kryesore të Ngushticës së Hormuzit. Por raportimet se Irani ka thënë se rruga thelbësore e transportit detar do të mbetet e mbyllur për shkak të sulmeve izraelite kanë ripërtërirë frikën për një ndërprerje të gjatë të furnizimit me energji nga rajoni.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 2% në 96.53 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA, West Texas Intermediate, ishte 2.8% më e lartë në 97.02 dollarë.

“Mendoj se ka pak nervozizëm në tregjet globale”, tha për programin Today të BBC-së, Victoria Scholar, drejtuese e investimeve në Interactive Investor. “Tregjet po japin disa fitime… dhe mendoj se kjo pasqyron shumë pasiguri nëse Ngushtica e Hormuzit është realisht e hapur.”

Çmimet e naftës mbeten shumë më të larta se sa ishin para fillimit të luftës më 28 shkurt. Kostoja e naftës së papërpunuar ishte rritur për shkak të sugjerimeve se bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së ishin “ende të brishta”, tha strategu i bankës OCBC, Sim Moh Siong.

Tregtarët po vëzhgojnë çdo ndryshim në furnizimin me naftë, ndërsa marrëdhënia midis Iranit dhe SHBA-së është “padyshim e brishtë”, tha Danny Price nga firma konsulente Frontier Economics.