TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se diplomacia amerikane është në "fazat përfundimtare" të arritjes së një marrëveshjeje me Iranin dhe përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
"Jemi në fazat përfundimtare të asaj që do të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Marrëveshja mund të nënshkruhet brenda dy ose tre ditësh. Ngushtica e Hormuzit do të rihapet sapo të finalizohet marrëveshja, tha Trump.
Trump deklaroi gjithashtu se Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord të shmangin përshkallëzimin e tensioneve dhe të “lënë njëri-tjetrin të qetë” për të paktën një javë, pas një bisede që ai e cilësoi si shumë të mirë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Trump tha për gazetarët se Netanyahu kishte reaguar pas sulmeve të fundit, por se tani të dyja palët kanë vendosur të ndalojnë përplasjet.
“Ai pësoi një goditje dhe u kundërpërgjigj, dhe nuk mund ta fajësoj për këtë. Por tani kanë vendosur ta ndalin këtu. Kështu që thjesht do ta lënë njëri-tjetrin të qetë edhe për rreth një javë”, u shpreh Trump.
Ndërkohë një helikopter sulmues Apache i Ushtrisë Amerikane u rrëzua dje pranë Ngushticës së Hormuzit. Dy anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan, raporton The New York Times.
Megjithatë nuk është e qartë nëse Apache u sulmua nga forcat iraniane, pësoi një defekt mekanik apo hasi ndonjë problem tjetër, tha një nga burimet. Incidenti është nën hetim.