BOTA, 21 Janar 2026, 21:39

"Koncepti në tryezë"/ Trump: Marrëveshja për Groenlandën do të jetë e përhershme

"Koncepti në tryezë"/ Trump: Marrëveshja për

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur për CNBC vetëm pak minuta pasi hoqi kërcënimin për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve të NATO-s për shkak të Groenlandës.

Trump i tha televizionit se tashmë ekziston “koncepti i një marrëveshjeje” në tryezë. I pyetur për më shumë detaje mbi përmbajtjen e saj, ai u shpreh se është “pak komplekse, por do ta shpjegojmë më vonë”.

Ai shtoi se marrëveshja e mundshme është “pikërisht lloji i marrëveshjes që doja të bëja”.

Trump tha se beson që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte - me të cilin kishte qenë në bisedë përpara njoftimit të bujshëm - ka kontaktuar Danimarkën dhe anëtarë të tjerë të aleancës për të diskutuar propozimin. Ai shtoi se “marrëveshja do të jetë e përhershme”.

Presidenti nuk dha detaje nëse mineralet e rralla të tokës do të përfshihen në ndonjë marrëveshje për Groenlandën, por theksoi se bashkëpunimi me NATO-n dhe Danimarkën do të jetë pjesë e saj.