BOTA, 14 Prill 2024, 12:20

Kërcënon Putin: Nëse SHBA mbështet Izraelin kundër Iranit, ne nuk do të rrimë duarkryq

Kërcënon Putin: Nëse SHBA mbështet Izraelin kundër

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në tensionet midis Iranit dhe Izraelit.

Sipas “Times of India” kërcënimi i Putinit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin rrëzuar disa prej dronëve të nisur nga Irani drejt Izraelit.

“Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq duke mos bërë asgjë”,- raportohet të jetë shprehur Putin.

Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Izraelit të shtunën vonë, një sulm që mund të shkaktojë një përshkallëzim madhorë mes rivalëve rajonalë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se mbështetja për Izraelin do të jetë e palëkundur.

Ushtria izraelite tha se do të duheshin disa orë që mbi 100 dronët të arrinin tek objektivat e tyre.