BOTA, 7 Janar 2025, 21:27

Kërcënim i ri? Virusi HMPV “mbush” spitalet në Kinë, më të rrezikuar foshnjat dhe të moshuarit

Kërcënim i ri? Virusi HMPV “mbush” spitalet në

Rastet e metapneumovirusit, i njohur gjithashtu si HMPV, raportohet se po rriten në Kinën veriore, duke shkaktuar frikë se do të përhapet një tjetër pandemi e ngjashme me Covid-in.

Autoritetet kineze kanë pranuar se ka pasur një rritje të rasteve të HMPV gjatë sezonit të dimrit në Kinë. Javët e fundit janë shpërndarë pamje të shumta në rrjetet sociale nga spitalet në Kinë, të mbushura me njerëz dhe të maskuar.

Qendra e vendit për kontrollin e sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar njerëzit që të marrin masa paraprake, të bëjnë kujdes me shëndetin dhe higjienën, por gjithashtu ka kundërshtuar pretendimet se spitalet janë mbingarkuar dhe mund të përhapet një tjetër pandemi. Ekspertët e shëndetësisë vënë në dukje se virusi ka ekzistuar për dekada dhe siptomat janë të ngjashme me një ftohje.

Sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive, HMPV shkakton simptoma të tilla si:

Hundë të bllokuar

Kollë

Dhimbje të fytit

Temperaturë e lartë – djersitje dhe ethe

Vështirësi në frymëmarrje

Nëse shfaqet një infeksion më serioz (si pneumonia ose bronkioliti), ai gjithashtu mund të shkaktojë:

Kollë me gëlbazë

Dhimbje gjoksi gjatë kollitjes

Gulçim

Dhimbje trupi

Lodhje

Humbje oreksi

Prof Sir Andrew Pollard, Drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit në Departamentin e Pediatrisë në Universitetin e Oksfordit, tha se metapneumovirus është një virus i zakonshëm i frymëmarrjes, i cili u identifikua për herë të parë pothuajse një çerek shekulli më parë nga shkencëtarët holandezë.

“Është një nga shumë viruse që qarkullojnë në dimër dhe shtojnë presionet e dimrit tek mjekët. Raportet e infeksioneve e rrugëve të frymëmarrjes në Kinë në ditët e fundit i atribuohen si gripit ashtu edhe metapneumovirusi, i cili është i ngjashëm me ftohjen”, tha ai.

Virusi mund të përparojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht në ata që janë më të rrezikuar, foshnjat dhe të moshuarit.