BOTA, 18 Nëntor 2023, 20:30

“Kemi rritur mbrojtjen në kufirin me Libanin”/ Yoav Gallad : Na duhet më shumë kohë për të kthyer sigurinë në veri

“Kemi rritur mbrojtjen në kufirin me Libanin”/ Yoav Gallad : Na

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad ka thënë se IDF po i kundërpërgjigjet raketave të lëshuar nga Hezbolluhu dhe se gjithashtu ka goditur infrastrukturën e Hezbollahut.

Ai thotë se përgjatë kufirit me Libanin, IDF po punon për të goditur në mënyrë aktive objektivat e Hezbollahut dhe për të rivendosur sigurinë në pjesën veriore të vendit.

Sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes, ushtria është e gatshme t’i përgjigjet çdo përpjekjeje të Hezbollahut për të zgjeruar luftën në veri.

“Shërbimet tona sekrete i kanë sytë atje dhe ne jemi të gatshëm të përballemi me çdo sfidë. Qëllimi ynë është që njerëzit në veri të ndihen të sigurt, ky proces do të marrë pak më shumë kohë, por ne do ta arrijmë atë”, përfundoi ai.