TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelensky ka falënderuar Kanadanë për miratimin e një pakete të re sanksionesh ndaj Rusisë, që përfshin mbi 160 subjekte të lidhura me të ashtuquajturën “flotë në hije” të Moskës.
Në një deklaratë pas takimit me kryeministrin kanadez Mark Carney, Zelensky tha se të dy liderët diskutuan mbi nevojën për forcimin e mëtejshëm të presionit ekonomik ndaj Rusisë dhe rëndësinë e vazhdimit të vendimeve të tilla nga aleatët perëndimorë.
Sipas presidentit ukrainas, në takim u trajtuan edhe çështje të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, përfshirë pjesëmarrjen e Kanadasë në financimin e prodhimit të dronëve ukrainas sipas modelit danez, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë.
Zelensky bëri të ditur se Kanadaja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën edhe në aspektin energjetik dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen e vendit, duke e cilësuar këtë ndihmë si jetike në kushtet e luftës.
Ai falënderoi gjithashtu kryeministrin Mark Carney për qëndrimin e tij të fortë gjatë takimit të G7 me Ukrainën dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit ukrainas.
“Ne kemi vërtet aleatë të fortë dhe angazhimi personal i kryeministrit për mbështetjen e Ukrainës është shumë i vlefshëm”, u shpreh Zelensky.