TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Brigjet perëndimore të SHBA-ve janë goditur sot nga një tërmet i fortë.
Lëkundjet sizmike me magnitudë 5.1 ballë sipas shkallës Rihter, ndodhën në orën 05:45 (ora lokale) të mëngjesit të së mërkurës, në brigjet e Kalifornisë.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 47 kilometra në jugperëndim të Fortunës, me thellësi fokale 10 kilometra.
Brigjet perëndimore amerikane veriore dhe jugore janë ndër më të ndjeshmet për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike dhe paqëndrueshmërisë së formacionit gjeologjik, duke sjellë jo vetëm aktivitet sizmik, por edhe vullkanik në të dy kontinentet.