Presidenti Joe Biden nesër mbush 80 vjec dhe do të jetë zyrtarisht presidenti i parë në historinë e SHBA-së në këtë moshë, ndërkohë që mban detyrën.
Biden, i cili ishte personi më i vjetër që mori presidencën në janar 2021, vetëm 61 ditë pas ditëlindjes së tij të 78-të – ka thënë se synon edhe një mandat tjetër në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti i dytë më i vjetër në kohën e zgjedhjes së tyre përpara Bidenit ishte paraardhësi i tij, Donald Trump , i cili hyri në Shtëpinë e Bardhë në moshën 70-vjeçare dhe u largua në moshën 74-vjeçare.