TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i forcave të sigurisë të Hamasit u vra sot së bashku me anëtarët e familjes së tij në një sulm ajror në shtëpinë e tyre.
Jehad Mheisen, një nga udhëheqësit kryesorë të Hamasit, u vra sot në një sulm izraelit në shtëpinë e tij në Gaza, njoftoi sot një agjenci lajmesh pranë Hamasit.
“Gjeneral Major Jehad Mheisen, komandant i Forcave të Sigurisë Kombëtare Palestineze në Rripin e Gazës dhe familja e tij u vranë nga bombardimi i shtëpisë së tij brenda lagjes Sheikh Radwan”, thuhet në njoftim.
Lufta, e cila ka hyrë në ditën e 13-të, ka zhvendosur mbi 1 milion palestinezë, që është gati gjysma e popullsisë së Gazës. Gati 5,000 njerëz kanë vdekur nga të dyja anët dhe mijëra janë plagosur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se ndihma e kufizuar humanitare do të lejohej në Gaza pas një kërkese të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.