TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Izraeli po përgatitet për një operacion të gjerë tokësor në jug të Libanit me qëllim shkatërrimin e forcave të Hezbollahut në zonën në jug të lumit Litani, sipas gazetës amerikane Axios, që citon zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.
Operacioni parashikon hyrjen e trupave izraelite në të gjithë territorin në jug të lumit Litani dhe eliminimin e infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në atë zonë. Zyrtarët e cituar nga media amerikane thonë se ky do të ishte operacioni më i madh ushtarak i Izraelit në Liban që nga lufta e vitit 2006.
“Ne do të bëjmë atë që bëmë në Gaza”, deklaroi një zyrtar i lartë izraelit për Axios, duke lënë të kuptohet për një ofensivë të ngjashme me operacionet e zhvilluara më parë nga Izraeli në Rripin e Gazës.
Përgatitjet për këtë operacion erdhën pas një sulmi të Hezbollahut ndaj Izraelit, gjatë të cilit u lëshuan më shumë se 200 raketa drejt territorit izraelit. Sulmi, sipas zyrtarëve, dyshohet se është kryer në koordinim me Gardën Revolucionare të Iranit.