TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Izraeli dhe Libani nënshkruan sot në Uashington, një marrëveshje kornizë fillestare pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila synon ndalimin e luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, raportoi “Reuters”.
Palët e kanë cilësuar marrëveshjen si hapin e parë të rëndësishëm.
Dokumenti u nënshkrua në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe përfshin edhe SHBA-në si palë ndërmjetësuese, por pa detaje të plota publike.
Sipas marrëveshjes, ushtria izraelite mund të vazhdojë të qëndrojë në disa zona të Libanit jugor, nëse Hezbollahu nuk çarmatoset.
SHBA-ja deklaroi se do të krijojë një mekanizëm tripalësh koordinimi ushtarak dhe do të ofrojë ndihmë humanitare fillestare prej 100 milionë dollarësh, si dhe mbi 30 milionë dollarë për forcimin e ushtrisë libaneze.
Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut nisi pas sulmeve të grupit ndaj Izraelit në mars dhe u përshkallëzua në sulme ajrore dhe tokësore, që kanë shkaktuar mijëra viktima dhe zhvendosjen e mbi një milion personave në Liban.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshja synon krijimin e “zonave pilot” nga të cilat forcat izraelite, mund të tërhiqen gradualisht, në varësi të çarmatosjes së Hezbollahut.
Nga ana tjetër, zyrtarë libanezë dhe përfaqësues të Hezbollahut, e kanë kundërshtuar mundësinë e zbatimit të marrëveshjes, duke paralajmëruar rezistencë ndaj çdo përpjekjeje për çarmatim me forcë.
Pavarësisht marrëveshjes, raportohen ende incidente në terren, përfshirë sulme izraelite ndaj objektivave të Hezbollahut dhe urdhra për evakuim në disa zona të Libanit jugor.