BOTA, 22 Janar 2023, 09:49

Izrael, mbi 100 mijë protestues kundër kryeministrit Netanuyahu

Izrael, mbi 100 mijë protestues kundër kryeministrit Netanuyahu

Më shumë se 100 mijë persona dolën në një tjetër protestë në Izrael, kundër kryeministrit Benyamin Netanyahu. Protestat u organizuan në dy sheshet kryesore të Tel Aviv në një revoltë kundër reformës së gjyqësorit të shpallur nga kreu i qeverisë, e cila sipas protestuesve synon të kontrollojë drejtësinë.

I rikthyer tashmë, në mandatin e tij te 6 qeverisës, Netanjahu kërkon që të qeverisë edhe në Gjykatën Supreme, në atë që ai e përshkruan si rimëkëmbje të balancës në 3 pushtetet e qeverisjes së vendit.

Kritikët thonë se reforma e propozuar nga qeveria e tij, mund të cenojë pavarësinë e gjyqësorit, të shkelë të drejtat e njeriut e të rrisë edhe më tej korrupsionin.