TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia dhe Polonia u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të largohen “menjëherë” nga Irani, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në vend.
Ministria e Jashtme italiane përsëriti një thirrje të mëparshme për largimin e shtetasve nga Irani, duke theksuar rreziqet aktuale të sigurisë. Sipas autoriteteve italiane, rreth 600 qytetarë italianë ndodhen aktualisht në Iran, shumica prej tyre në zonën e Teheranit.
Edhe Ministria e Jashtme e Polonisë rikonfirmoi apelin e saj përmes një postimi në rrjetin social X, duke u bërë thirrje shtetasve polakë të largohen menjëherë nga Irani dhe duke këshilluar shmangien e çdo udhëtimi drejt këtij vendi.
Thirrjet vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Iran, ndërsa Teherani ka paralajmëruar se do të hakmerret ndaj bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme në rast të një sulmi.