BOTA, 12 Janar 2023, 14:43

Ishte pranë zemrës, granata e pashpërthyer hiqet nga kraharori i ushtarakut ukrainas

Ishte pranë zemrës, granata e pashpërthyer hiqet nga kraharori i

Një granatë e pashpërthyer është hequr nga gjoksi i një ushtari ukrainas.

Fotot para dhe pas, tregojnë granatën afër zemrës së ushtarakut dhe një tjetër të kirurgut që mban lëndën shpërthyese.

Në postimin në mediat sociale nga spitali, u tha se operacioni u krye pa përdorimin e elektrokoagulimit – një metodë e zakonshme ku përdoret një rrymë elektrike për të ndihmuar në kontrollimin e gjakderdhjes gjatë operacionit – sepse “municioni mund të shpërthente në çdo kohë”.

Gjithashtu u tha se pajisja ishte një granatë VOG, 4 cm e gjatë, e cila gjuhet nga një granatëhedhëse dhe mund të udhëtojë rreth 400 metra, dhe është projektuar të shpërthejë pak para se të bjerë në tokë.

Operacioni u krye nga gjeneralmajor Andrii Verba, i përshkruar si “një nga kirurgët më me përvojë” të forcave të armatosura të Ukrainës.

Nuk dihet se kur është kryer operacioni dhe ku është plagosur ushtari.