BOTA, 14 Janar 2023, 14:40

Ish-presidenti rus: Kryeministri japonez është agjent i amerikanëve

Ish-presidenti rus: Kryeministri japonez është agjent i

Pas kërcënimeve dhe ofendimeve ndaj Europës dhe SHBA-së, ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev tani ka reaguar edhe ndaj Japonisë, duke e akuzuar kryeministrin e saj për “nënshtrim të turpshëm” ndaj SHBA-së.

Kjo ishte e fundit në një seri deklaratash provokuese nga Medvedev, i cili u pa si një i moderuar gjatë presidencës së tij në Rusi, por që është shndërruar në një skifter që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Medvedev foli për takimin e së premtes së Kishida me presidentin amerikan Joe Biden, pas së cilës të dy liderët në një deklaratë të përbashkët theksuan “pa mëdyshje” se “çdo përdorim i një arme bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të ishte një akt armiqësor kundër njerëzimit.”

Sipas Medvedev, ky raport ishte tregues i “paranojës” ndaj Rusisë, “ai tradhtoi kujtesën e qindra mijëra japonezëve, të cilët u dogjën në zjarrin bërthamor të Hiroshimës dhe Nagasakit ” dhe në vend që Kishida të kërkonte pendimin e SHBA-së për bombat atomike, ai në fakt po shërben si agjent për amerikanët.

Që nga shkurti i vitit 2021, kur Rusia pushtoi Ukrainën, Medvedev ka paralajmëruar vazhdimisht Perëndimin se përfshirja e tij në krizë mund të çojë në luftë bërthamore dhe i ka quajtur ukrainasit “buburreca” në gjuhën që Kievi e ka quajtur “haptazi gjenocidale”.

Putin tha muajin e kaluar se rreziku i një lufte bërthamore po rritej, por këmbënguli se Rusia “nuk është çmendur”.