BOTA, 14 Prill 2024, 11:20

Irani paralajmëron Izraelin: Nëse kundërpërgjigjeni, sulmi jonë do të jetë më i madh

Irani paralajmëron Izraelin: Nëse kundërpërgjigjeni, sulmi

Irani ka përsëritur një paralajmërim për Izraelin të dielën, duke thënë se nuk duhet t’i përgjigjet sulmit të tij në territorin izraelit pasi “hapat” e tij të ardhshëm do të jenë më të mëdhenj nëse kjo ndodh.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, gjeneralmajori Mohammad Bagheri, i tha televizionit shtetëror se nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e Iranit do të ishte “shumë më e madhe” sesa bombardimi gjatë natës, raporton Reuters.

Irani paralajmëroi gjithashtu Uashingtonin se mbështetja e hakmarrjes izraelite do të çonte në shënjestrimin e bazave amerikane.

Më parë, misioni i Iranit në OKB citoi dispozitën e Kartës së OKB-së për vetëmbrojtje, sipas nenit 51, dhe tha se vendi e konsideroi “çështje të përfunduar” pas breshërisë së tij kundër Izraelit, ndërsa paralajmëroi gjithashtu izraelitët që të mos bëjnë “një gabim tjetër”.