BOTA, 10 Korrik 2026, 22:46

Irani mohon bisedimet e reja me SHBA-në: Raportimet për takimin e javës së ardhshme janë të pabaza

Irani mohon bisedimet e reja me SHBA-në: Raportimet për takimin e

Një burim pranë ekipit negociator iranian ka mohuar raportimet për një raund të ri bisedimesh mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat thuhej se ishin planifikuar për javën e ardhshme.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve “Fars”, pretendimet e publikuara fillimisht nga “Axios” dhe të përmendura më pas edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump, nuk qëndrojnë.

Burimi pranë delegacionit iranian i ka cilësuar këto raportime si të pasakta, duke hedhur poshtë ekzistencën e një marrëveshjeje për zhvillimin e një raundi të ri negociatash.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Teheranit dhe Uashingtonit vijojnë të jenë të tensionuara, ndërsa të dyja palët kanë dhënë sinjale të ndryshme lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontakteve diplomatike. Presidenti Trump ka deklaruar se bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, edhe pse tensionet mes dy vendeve mbeten të larta.