BOTA, 22 Mars 2026, 16:21

“Irani ka vdekur”, deklarata e Trump: Tani armiku më i madh i SHBA-ve është e majta radikale

“Irani ka vdekur”, deklarata e Trump: Tani armiku më i madh i

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump me anë të një postimi në platformën sociale “Truth” shkruan se e “Irani ka marrë fund”.

Trump shprehet se, pas këtij zhvillimi, kërcënimi kryesor për Shtetet e Bashkuara nuk vjen më nga jashtë, por nga brenda vendit.

Ai thekson se armiku më i madh i Amerikës është “e majta radikale”, të cilën e cilëson si “jashtëzakonisht të paaftë”.

“Me vdekjen e Iranit, armiku më i madh që ka Amerika tani është e majta radikale dhe Partia Demokratike tejet e paaftë”, shkruan Trump, duke përfunduar mesazhin e tij me një falënderim për vëmendjen e publikut.

“Irani ka vdekur”, deklarata e Trump: Tani armiku më i madh i