BOTA, 5 Nëntor 2024, 17:05

Çifti i të rinjve kalojnë takimin e tyre të parë në tubimin e Kamala Harris

Çifti i të rinjve kalojnë takimin e tyre të parë

Mund të tingëllojë e çuditshme për shumë persona, por një çift në SHBA zhvilluan takimin e tyre të parë në tubimin e zëvendës-Presidentes Kamala Harris.

Sipas mediave të huaja, Angelica Malone dhe Jiovanny Figueron e nisën ditën dje duke menduar se do të hanin darkën dhe do të shkonin në kinema, por 12 orë më vonë ata prisnin të dëgjonin fjalën e zëvendëspresidentes.

Ata ishin përpjekur të hynin në një tjetër tubim të Harris më herët dje, por pasi ai dështoi, ata u drejtuan për në Filadelfia.

Si studentë, zgjidhja e borxhit të arsimit është prioriteti i tyre numër një. Jiovanny tha se ishte e lehtë të kesh 100,000 dollarë borxh përpara se të merrje diplomën.

Studenti i Penn State tha se Donald Trump "nuk ishte një kandidat i sigurt" dhe është e rëndësishme që ai të mos zgjidhet President.

“Ai është një mjeshtër manipulues”, shtoi ai.

Angelica u pajtua dhe tha se si e re, ajo dëshiron të sigurohet se ka një botë të mirë për fëmijët e saj të ardhshëm.

“Thjesht ndihem sikur politikat e Kamala janë ato tipe që do të përfitonin të rinjtë si unë dhe të ardhmen në aspektin mjedisor”, shtoi 22-vjeçarja studente e magjistraturës.

"Unë dua dikë që do të bëjë një të ardhme më të mirë", shtoi ajo më tej.