BOTA, 7 Janar 2025, 16:59

Tërmeti shkatërrimtar në Tibet, shkon në 126 numri i viktimave

Tërmeti shkatërrimtar në Tibet, shkon në 126 numri i

Ka shkuar në 126 numri i viktimave si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 7.1 ballë, që goditi Tibetin të martën.

Teksa 188 persona kanë mbetur të plagosur, punonjësit e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave, shkruan BBC.

Tërmeti me një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, u ndje edhe në Nepal dhe pjesë të Indisë, e cila është fqinje me Tibetin.