BOTA, 14 Gusht 2024, 22:55

I shiti sekrete Kinës, shpallet fajtor ushtari amerikan

I shiti sekrete Kinës, shpallet fajtor ushtari amerikan

Në ushtar amerikan, pjesë e shërbimeve të inteligjencës është shpallur fajtor lidhur me akuzat për shitjen e informacioneve të ndjeshme ndaj Kinës në lidhje me aftësitë ushtarake të SHBA-së, përfshirë dhjetëra dokumente që trajtojnë tema që variojnë nga sistemet e raketave deri te taktikat ushtarake kineze.

Korbein Schultz, i cili ishte një analist i inteligjencës, pranoi fajësinë të martën në gjykatën federale në Nashville.

Ai më parë ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa muajin e kaluar kërkoi një seancë dëgjimore për të ndryshuar deklarimin e tij.

Shultz ka marrë të paktën 14 pagesa që arrijnë në 42.000 dollarë, thanë prokurorët.

Schultz u akuzua në një aktakuzë prej gjashtë pikash, përfshirë komplot për të marrë dhe zbuluar informacione të mbrojtjes ushtarake dhe ryshfet të një zyrtari publik.

24-vjeçari u arrestua në muajin mars në Fort Campbell, i cili kalon linjën Tenesi-Kentucky, menjëherë pas lëshimit të aktakuzës.

Ai u deklarua fajtor për të gjitha akuzat kundër tij dhe do të dënohet më 23 janar 2025.

“Ky rast le të shërbejë si një paralajmërim nëse ndonjë pjesëtari të ushtrisë, të shkuar apo të tanishëm, i kërkohet informacion i klasifikuar ose i ndjeshëm, ata duhet t’i raportojnë autoritetet përkatëse brenda 24 orëve ose të mbajnë përgjegjësi të plotë për mosveprimin e tyre”, tha Rhett R. Cox, gjeneral komandant i Komandës së Kundërzbulimit të Ushtrisë, në një njoftim për mediat.

Aktakuza pretendonte se Schultz i cili kishte një leje sigurie top-sekret, komplotoi me një individ të identifikuar si “Konspiratori A” për të zbuluar dokumente, fotografi dhe materiale të tjera të mbrojtjes kombëtare që nga qershori 2022.

Aktakuza thoshte se Schultz ishte rekrutuar nga individ jo vetëm për shkak të lejes së tij të sigurisë, por edhe sepse kishte për detyrë të mblidhte informacione të ndjeshme ushtarake amerikane.

Disa nga informacionet që Schultz supozohej t’i jepte individit përfshinin informacione në lidhje me sistemet e armëve me raketa, raketa dhe artileri, përfshirë sistemin e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, pajisje hipersonike, taktikat për të luftuar dronët, satelitë ushtarakë amerikanë, studime mbi zhvillimet e ardhshme të forcave ushtarake amerikane dhe studime mbi stërvitjet dhe operacionet ushtarake në vende të mëdha si Kina.

Aktakuza thoshte se Schultz-it fillimisht iu kërkua të jepte dokumente që detajojnë mësimet që mund të nxirren nga lufta e Rusisë me Ukrainën dhe se si ato mësime mund të zbatohen për SHBA-në për të ndihmuar Tajvanin në rast të një sulmi.

Schultz iu pagua 200 dollarë për informacionin e parë, gjë që më pas e shtyu Konspiratorin A të kërkonte një partneritet afatgjatë.