BOTA, 27 Nëntor 2022, 11:21

Sulmi racist mbi ushtarët amerikanë në Poloni: Qëndroni larg femrave të bardha (VIDEO)

Sulmi racist mbi ushtarët amerikanë në Poloni: Qëndroni larg

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë shokuar pas publikimit të një video, ku shihet sesi një burrë në mënyrë verbale shqetëson dhe në baza racore fyen ushtarët amerikanë.

Në videon që është shikuar më shumë se 1.3 milionë herë që nga publikimi në Twitter, shihet një grup i pjesëtarëve të ushtrisë amerikane të uniformuar që shëtisin nëpër një qendër tregtare në Poloni, transmeton Telegrafi.

Personi që filmon dhe përcjell ushtarët, fillon t’i ofendojë. Ai nuk dukej që ishte polak, e bazuar në theksin dukej sikur ishte kanadez apo amerikan.


E pavarësisht se nuk ishte shtetas polak, personi që filmon vazhdon t’i shqetësojë ushtarët, duke ua bërë të qartë se nuk janë të mirëseardhur në Poloni.

Madje i pyet nëse kanë shkuar të “përhapin sodomi”. E personi që filmon vazhdon t’i fyej duke u fokusuar në ushtarin me ngjyrë të cilit i thotë se duhet të “qëndrojë larg femrave të bardha”.

Drejtori i zyrës për marrëdhënie me media pranë ushtrisë amerikane, Terence Kelley ka thënë se po analizojnë videon për të përcaktuar autenticitetin, dhe ka falënderuar ushtarët që nuk kanë reaguar fare në këtë situatë.

“Falënderojmë të gjithë ushtarët që tregojnë disiplinë dhe janë të përmbajtur kur ballafaqohen me provokime të tilla”, shtoi Kelley.