BOTA, 1 Korrik 2026, 21:31

Tërmeti në Venezuelë/ Të paktën 50 mijë trupa të zhdukur, numri i viktimave arrin në 2,295

Tërmeti në Venezuelë/ Të paktën 50 mijë trupa

Dy tërmetet që goditën Venezuelën të shtunën, më 24 qershor, kanë shkaktuar një bilanc të rëndë viktimash.

Sipas një deklarate të publikuar nga presidenti i parlamentit, Jorge Rodriguez, numri i të vdekurve ka arritur në rreth 2,300 persona.

Burimet bëjnë të ditur se të paktën 2,295 persona kanë humbur jetën, ndërsa 11,267 të tjerë janë plagosur. Megjithatë, autoritetet druhen se bilanci mund të rritet ndjeshëm, pasi rreth 50,000 persona raportohet se rezultojnë të zhdukur.

Më herët gjatë ditës, presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shpalli shtatë ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të katastrofës.