TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Brazilit, Luiz Lula ka akuzuar aleatët e ish-udhëheqësit Jair Bolsonaro se kanë ndihmuar protestuesit që të mësyjnë në pallatin Presidencial në rrëmujat që u zhvilluan disa ditë më parë.
Lula tha se mbështetësit e Bolsonaros brenda pallatit Presidencial, lejuan rebelët që të hynin në ndërtesat kryesore shtetërore.
Pas kësaj, Presidenti brazilian paralajmëroi se do të nisin hetime të plota ndaj të gjithë punonjësve të pallatit.
Deri më tani, autoritetet kanë arrestuar 1500 persona të cilët morën pjesë në tubimin e së dielës.
“Jam i bindur se dera e pallatit Planalto u hap në mënyrë që këta njerëz të mund të hynin sepse nuk pashë që të kishte dëmtime në derën e përparme. Dhe kjo do të thotë se dikush ua lehtësoi hyrjen këtu,” u tha Lula gazetarëve në një konferencë.
“Shumë njerëz në policinë ushtarake ishin bashkëpunëtorë,” tha politikani veteran i majtë. “Kishte shumë njerëz në forcat e armatosura këtu brenda [pallatit] që ishin bashkëpunëtorë.”