BOTA, 14 Prill 2024, 09:04

Sulmi iranian zgjati 5 orë/ Ja sa dronë dhe raketa u rrëzuan nga Izraeli, SHBA dhe Britania e Madhe

Sulmi iranian zgjati 5 orë/ Ja sa dronë dhe raketa u rrëzuan nga

Irani lëshoi ​​më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael – 99% e të cilave u rrëzuan, në bashkëpunim me partnerë si SHBA dhe Britania e Madhe.

Kështu njoftoi ushtria izraelite, e cila u shpreh e vendosur për t’ju përgjigjur deri në fund sulmeve të tilla.

Në një konferencë për mediat, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha gjithashtu se disa prej raketave gjatë natës ishin nga Iraku dhe Jemeni.