TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Meksika ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin pasi policia bastisi ambasadën e saj në Quito për të arrestuar ish-zëvendës presidentin ekuadorian Jorge Glas. Duke konfirmuar masën në një deklaratë për CNNE, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se i gjithë stafi diplomatik meksikan do të largohej menjëherë nga Ekuador.
Policia ekuadoriane sulmoi ambasadën meksikane në kryeqytetin e Ekuadorit të premten mbrëma për të arrestuar ish-zëvendëspresidentin, i cili kërkon azil atje, një përshkallëzim i tensioneve që Meksika e cilësoi si “një agresion kundër ligjit ndërkombëtar”.
Video nga vendi i ngjarjes tregonte oficerë policie që grumbulloheshin rreth ambasadës, disa prej të cilëve të armatosur. Ambasadat në përgjithësi konsiderohen si hapësira të mbrojtura sipas normave diplomatike. Përshkallëzimi i konfliktit midis dy vendeve të Amerikës Latine është rritur që nga vendimi i Meksikës për t’i dhënë azil politik Glas, zv/president i ish-presidentit të majtë Rafael Correa midis 2013 dhe 2017.