BOTA, 22 Janar 2023, 14:39

“Hyri me një automatik dhe qëlloi disa herë”, dëshmitarët flasin për masakrën me 10 të vrarë në Los Angeles

“Hyri me një automatik dhe qëlloi disa herë”,

Detaje të reja janë publikuar nga masakra në Los Angeles, ku nga të shtënat me armë mbetën të vrarë 10 persona.

Sipas një gazetari lokal që ka folur për BBC, të shtënat duket se nuk kanë lidhje me festimet për Vitin e Ri Hënor.

Duke folur për BBC News, Jeong Park i “LA Times” tha: “Ajo që dimë është se kjo nuk duket të ketë lidhje me festimet e Vitit të Ri Hënor që ndodhën në Monterey Park. Isha në festimet të shtunën pasdite ku dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën për të festuar. Kjo nuk duket se ka lidhje me këtë.

Duket se ka ndodhur në një studio vallëzimi aty pranë, ku një person i armatosur hyri me atë që një dëshmitar okular e përshkroi si një automatik, dhe kishte qëlluar disa herë mbi aziatiko-amerikanët.

Unë fola me një pronar restoranti përballë rrugës nga ku ndodhën të shtënat. Ai më përshkroi se tre persona kishin hyrë me nxitim në restorant dhe i thanë pronarit të mbyllte derën sepse ishte një djalë me automatik i cili ishte në zonë”.

Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit tha se autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është një burrë, ende i paidentifikuar.